Njoftim i rëndësishëm i Qeverisë lidhur me procesin e vaksinimit

Qeveria lëshon një thirrje për qytetarët lidhur me procesin e vaksinimit.

Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Me anë të një postimi në Facebook, qeveria ka thënë se sasitë e vaksinave po shtohen vazhdimisht, andaj qytetarët e kualifikuar duhet të vaksinohen sipas grupeve prioritare të vaksinimit, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, qeveria ka ftuar qytetarët që të regjistrohen në platformën “Ekosova” për të rezervuar terminin për vaksinim.

“Sasitë e vaksinave vazhdimisht po shtohen, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve të kualifikuar të grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në: ekosova.rks-gov.net”, thuhet në postimin e qeverisë së Kosovës në Facebook.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey