Njoftim i rëndësishëm për ata që duan të vaksinohen në Sallën ‘1 Tetori’

Në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë gjatë kësaj të diele nuk do të mund të vaksinohen. Kjo për shkak që e dita e diele është ditë pushimi.

Ndërkohë që vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdoj të hënë(nesër).

Deri paraditen e së shtunës u raportua se më shumë se 56 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19.

Të hënën punëtorët shëndetësorë të cilët janë vaksinuar në Kukës më datë 20 dhe 21 mars duhet të paraqitën në sallën “1 Tetori” për të marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

Kujtojmë që 500 punëtorë shëndetësorë kosovarë janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në Kukës.

Në Kosovë tani për tani janë 3 mijë e 695 raste aktive me virusin COVID-19, ndërsa si pasojë e përballjes me këtë virus kanë humbur jetën 2.239 qytetarë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey