Notat e lojtarëve: PSG 2-0 Monaco, veçohet Mbappe

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitore komode në përballjen ndaj Monacos në Parc des Princes.
Lideri i Ligue 1 ishte bindës në këtë triumf dhe ka marrë notë mesatare më të lartë se ekipi vizitor.
Golashënuesi i dyfishtë, Kylian Mbappe (8.9), ishte pa konkurrencë në këtë takim lidhur me performancën.
Paraqitja e Lionel Messit (6.6) nuk ishte në nivelin e tij pos te asistimi i golit të dytë. Notë e lartë për Gianluigi Donnarumman (7.7) që e mbajti portën të paprekur.
Nota më e ulët ka shkuar për portierin mysafir, Alexander Nubel (6.1), i cili i pranoi dy gola në këtë sfidë.
Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për lojtarët e të dyja skuadrave në ndeshjen Paris Saint-Germain 2-0 Monaco.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey