NPK “Mirëmbajtja” – Zhelinë: Nuk ka nevojë të shqetësohet asnjë qytetarë

“Nuk ka nevojë të shqetësohet asnjë qytetar i joni. Bisedohet per borxhe te trashëguara nga viti 2015, dhe ne si NPK ‘Mirëmbajtja’-Zhelinë kemi evidencë të borxheve. Qytetarët e dijnë borxhin e tyre gjithsecili. Qëllimi i dërgimit të letrave ndaj qytetarëve ka qenë njoftimi me borxhin e tyre. Asgjë më shumë”, ka informuar u.d.drejtor i kësja ndërmarrje, Suad Alili përmes një njoftimi për mediat.

Sipas tij, kjo bujë u bë për shkak se, vendbanimeve si: Pallaticë, Trebosh, Uzurmisht dhe disa lagjeve që nuk janë kyçura në rrjetin e ujësjellësit, iu ka arritur letër ku potencohet “shërbim për ujë të pijshëm” gjë që këta fshatra nuk kanë rrjet të ujësjellësit dhe për këtë menjëherë u është dërguar njoftim për lëshimin teknik, se banorët e këtyre fshatrave nuk do të kenë detyrime pagesore ndaj NPK “Mirëmbajtja” Komuna e Zhelinës.

“Kurse, sa i përket letrave që u janë dërguar disa personave të të njëtës shtëpi, kjo ndodh si pasojë e mos paraqitjes së qytetarëve në komunë që t’i heqim nga lista e vjetër, dhe për këtë poashtu ju kemi dërguar shkresa deri në shtëpi, që të paraqiten në komunë me qëllim që mos figurojnë në sistemin e evidencave tona si borxhlinj, pra në të ardhmen mos iu dërgohen shkresa të tilla”, theksoi Alili.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey