Nuhiu: Shumë shpejt nis rikonstruimi i Burgut të Tetovës

Zëvendësministri i Drejtësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Agim Nuhiu ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Burgut të Tetovës Qefali Havzia informon Tetovasot.
Tema kryesore e një takimi të tillë ka të bëjë me rikonstruimin e Burgut për të cilin drejtori Havzia ia ka dorëzuar këtë projekt të rëndësishëm zëvendës ministrit Nuhiu.

Ky i fundit u shpreh se Rikonstruimi i burgut të Tetovës është i nevojshëm ndërsa Drejtori z. Havziu tani më Projektin e ka gati!

Të përkujtojmë se drejtori Havzia ka vetëm pak kohë që ka marrë drejtimin e një institucioni të rëndësishëm siç është ai i burgut të Tetovës dhe menjëherë është vënë në krye të detyrës për të ndryshuar shumë gjëra aty që prej vitesh rrijnë pezull dhe asnjë një dorë nuk ka prekur që të investojë aty shkruan Tetovasot.
Ai ka vënë një synim vetes me mbështetjen partiake dhe jo vetëm, të realizojë një projekt të rëndësishëm aty dhe për tu bërë i pari drejtues që fillon të ndryshojë shumë gjëra dhe vendos një rregull tjetër siç e kërkojnë standardet ndaj një institucioni kaq të ndijshëm.

Ky projekt rikonstruimi kap diku vlerën e mbi 100 mijë euro.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey