Nuk do jap dorëheqje, ministri Tupançevski insiston se nuk ka shkelur kodin etik

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski thotë se nuk ndjen nevojë të japë dorëheqje sepse nuk është shkelur kodi i etikës sepse ka udhëtuar dhe ka ndjekur ndeshjen e futbollit Maqedoni – Itali.

Udhëtimi nuk ishte në kuadër të detyrave të mia zyrtare. Është e vërtetë se kam fluturuar me aeroplanin e Federatës së Futbollit, por biletën e avionit dhe biletën e ndeshjes në Palermo e kam paguar vetë – thotë Tupancevski në një intervistë për Trilling.

Ai shtoi se komisioni kundër korrupsionit duhet ta hetojë lirisht rastin dhe do t’i dorëzojë të gjitha faturat dhe transaksionet aty ku është e nevojshme.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey