Nuk do ta besoni, Strakosha projektohet si zëvendësuesi i një kampioni bote

“Është vetëm 24 vjeç por numëron 130 ndeshje në Serie A”, me këto fjalë e nis përshkrimin “Football London”, për Tomas Strakoshën i cili vijon të ndiqet me interes nga Tottenham Hotspur. Strakosha nuk është një emër i panjohur për mediat britanike pasi dhe gjatë verës u fol për një interesim të “gjelave”.

Tottenham po kalon një moment shumë të vështirë si në Premier League ashtu dhe në Champions, humbja 7-2 kundër Bayern Munich ka vënë alarmin. Trajneri Maurico Pochetino është shprehur se ekipi i tij do ti nënshtrohet një revolucioni të madh gjatë merkatos së janarit për të ndryshuar fatet e një sezoni që po shkon drejtë dështimit total.

Mes shumë emrave që “Football London” ka përshirë në kuadër të këtij revolucioni është dhe Tomas Strakosha. Dëmtimi i rëndë që pësoi Hugo Loris, i cili ka mbyllur sezonin, detyron Tottenham të futet në merkato për të gjetur një zëvendësues.

Ishte parashikuar që “gjelat” t’i ktheheshin pistës Strakosha në verë por dëmtimi i Loris ka bërë që të përshpejtojnë ofertën e tyre për Lazion. Ekipi londinez do të trokasë në dyert e klubit italian që në merkaton e janarit për të nisur revolucionin e tyre pikërisht nga porta, Strakosha shihet si një investim i sigurt për të tashmen dhe për të ardhmen.

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk October 10, 2019 9:06 pm ne Sport. ne link https://lajme.mk/?p=159543
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit