Nuk e kursen aspak, Bora Zemani “thumbon” keq Donaldin në emision

Bora Zemani bën komentin epik për vlonjatët.

Bora Zemani është një prej moderatoreve më të njohura në Shqipëri.

Aktualisht, ajo moderon emisionin e dashurisë “Për’puthen”. Në puntatën e fundit të këtij emisioni, ajo ka bërë një koment epik për vlonjatët.

Vlonjat është edhe ish i dashuri i saj, Donald Veshaj.

Në emisionin e fundit, Alvisa e merr Bashkimin në një takim në qytetin e saj të lindjes, Vlorës.

Ndonëse takimi shkoi shumë mirë, ishte një detaj i vogël që i kishte penguar Bashkimit. Ai mori jo pak komente aspak pozitive nga vlonjatët.

“Meshkujt vlonjatë janë një çik si të egër dhe mbahen si të fortë. I kanë thënë jo fjalë të mira. E shikonin edhe shtrembët”, tha Alvisa në lidhje me eksperiencën e Bashkimit me qytetarët.

Pas deklaratës së Alvisës erdhi edhe ndërhyrja e Borës në lidhje me vlonjatët.

“Do mësohesh, do mësohesh se nuk e kanë me të keq”, ia priti moderatorja teksa të gjithë shpërthyen në të qeshura.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey