Nuk e lejuan në varrimin e motrës, pret damarët në burg vëllai i Brunilda Kovaçit

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit, i cili po vuan dënimin në burgun e Beratit ka tentuar të vrasë veten. Kovaçi ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojes. Ai është gjetur i gjakosur në qeli nga gardianët dhe mënjehrë është nsiur për në Spitalin Rajonal të Beratit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Arsyeja që e ka shtyrë Kovaçin të marrë këtë vendim drastik mësohet se është mos lejimi i tij nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e motrës së tij. Ai aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi është dënuar për vrasje 8-vite më parë.

Trupi i 37-vjeçarjes Brunilda Kovaçi, e cila u gjet e masakruar në një park në Kanë të Francës ka mbërritur në atdhe, në qytetin e saj, në Berat. Mes lotësh nëna e saj i ka bërë apel shtetit që të lejojë dy djemtë e saj të burgosur që marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të së motrës./Dosja.al

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey