Nuk është ankedotë, BDI ankohet për gjendjen në arsim dhe shëndetësi!

Arben Taravari

BDI-ja deklaroi e revoltuar se gjendja e Arsimit është mjerane dhe gjithçka është e shkatërruar! BDI-ja deklaron se shëndetësia ka kapitulluar për shkak të degjenerimit 20 vjeçar të sistemit. BDI-ja shprehet se vendi po braktiset çdo ditë e më shumë nga të rinjtë!

BDI-ja është e indinjuar për skandalin e mosvaksinmit! Me pak fjalë BDI-deklaron se praktikisht Qeveria ka dështuar! Si pasojë BDI-ja, me këtë rast ndërmerr veprimin e paimagjinuar nga Askush, ajo thotë se: Shkaktare, fajtore e kësaj katrahure qeveritare është…Opozita!!! Po! Nuk është anekdotë, por e vërtetë! Madje ne si Opozitë presim që BDI-ja të kërkojë edhe rritje rroge për pozicionin e dështakes ku gjendet, sepse BDI-ja nuk ka asnjë faj, ajo vetëm ka marrë rrogat të ndershme dhe ka vuajtur për hallet e popullit në shtëpitë e saj supermilionëshe! BDI-ja madje pret ta akuzojë opozitën edhe si shkaktare të pandemisë…ne si Opozitë i këshillojmë BDI-së avokatë të mirë dhe çarja qetësues!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey