Nuk flet shumë për të atin, Genta Ismajli tregon se çfarë raporti ka me babanë e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka pasur një ngritje të menjëhershme në famë që me debutimin e saj në Kosovë.

Ajo ka treguar ndër vit se nëna e saj ka qenë shumë suportuese në karrierën e saj si këngëtare, por më rrallë ka folur për raportet e saj me babanë.

Në një lidhje direkte së fundmi për emisionin “Rudina”, Genta ka treguar se arsyeja pse nuk ka folur ndër vite shumë për babanë e tij, është fakti se ai ndodhet larg dhe takimet me të janë më të rralla, në krahasim me nënën.

“Babai im ka lindur në ShBA, dhe e ka punën e vet atje edhe nënat për fëmijët e tyre janë pak më ndryshe se babatë. Nëna ime ka qëndruar dhe i ka lënë dy motrat e mia atje, ka lënë Amerikën për të ardhur dhe për të më ndihmuar mua në Kosovë. E ka pasur shumë të vështirë por më është nevojitur ndihma e nënës time dhe për këtë arsye ka ardhur, babai ka qëndruar atje në Amerikë dhe nuk ka qenë prezent për mua, për këtë arsye edhe nuk kam folur shumë në intervista për babin”, tha Genta.

E pyetur nga moderatorja e emisionit se nëse është e lidhur me të atin, këngëtarja me prejardhje nga Gjilani potencoi se ka një lidhje shumë të veçantë me të.

“Në fakt jemi të lidhur shumë, bile në këto dy vitet e fundit jemi lidhur akoma më shumë, nuk e di pse. Ndoshta nga që edhe mosha e tij ose edhe mosha ime, edhe tani jam edhe e pjekur për të diskutuar tema më ndryshe dhe gjëra më ndryshe me babin. Jemi lidhur shumë dhe kontaktojmë çdo të dytën ditë në telefon”, theksoi këngëtarja.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey