Nuk heq më vetullën njësh, e gjithë bota po kërkon 18-vjeçaren (FOTO)

Një 18-vjeçare ka nisur një karrierë të suksesshme në modeling pasi bëri atë që nuk e bën asnjë femër tjetër: vetullat e bashkuara i la të rriteshin.

Sarah Marie Clarke i hiqte vetullat një herë në javë, pasi tallej nga shokët dhe shoqet për faktin se i kishte të trasha dhe të bashkuara. Por, në mars të vitit të kaluar ajo pa në rrjetet sociale një artiste “make up”-i që kishte vizatuar vetulla të bashkuara dhe mendoi të hiqte dorë nga piskatorja.

Vajza nga Kopenhageni thotë se pavarësisht se merr komente të këqija nga disa persona, ka edhe shumë meshkuj që e pëlqejnë pamjen e saj të re. Ata i shkruajnë mesazhe duke i thënë se do të bënin gjithçka për të dalë në takim me të.

Gjithashtu, shumë fotografë nisën ta kërkonin si modele dhe tani është e zënë me sete fotografike.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey