Nuk i ndal as nata/ Mijëra iranianë vërshojnë në varrim dhe kërkojnë hakmarrje!

Një turmë gjigande njerëzish u mblodh në vendlindjen e Kasem Sulejmanit për t`i bërë respektin e fundit gjeneralit të vrarë nga Shtetet e Bashkuara në Irak nga një sulm me dron. Më herët njerëzit mbushën rrugët edhe në kryeqytetin Teheran, ku kërkonin shpagim për ekzekutimin e kreut të fuqishëm të njësisë elitë Quds.

“Poshtë SHBA-ja” dhe “ Vdekje Amerikës” ishin thirrjet që dëgjoheshin më shumë në procesionin mortor. Vetëm disa javë më parë, ishin zërat e protestuesve qeveritarë që dëgjoheshin në këto rrugë, duke zbrazur të gjithë zemërimin e tyre ndaj liderëve të republikës islamike.

Por idhujtaria që ekziston për Sulejmanin, i cili kishte fituar në këtë vend një status gati prej kulti, duket se i ka bashkuar iranianët në tërbimin kundër Shteteve të Bashkuara. 62-vjeçari kishte detyrën të mbronte dhe forconte influencën e Iranit në Lindjen e Mesme.

Në vendin e tij të lindjes, ai konsiderohej një hero kombëtar dhe shihej gjerësisht si njeriu I dytë më I fuqishëm pas Ajatollahut Khamenei. Kjo nuk vlen megjithatë për të gjithë iranianët. Sulejmani ishte ndjekës I vijës së ashpër dhe një forcë dominuese në një regjim që vrau me dhjetëra protestues në fundin e vitit 2019. Ai shpenzonte ndërkohë shuma të mëdha parash për të ngritur aleanca e forcuar milicitë në Liban, Jemen, Irak e Siri, në një kohë kur sanksionet amerikane kanë varfëruar së tepërmi shumë iranianë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey