Nuk iki te Juvja se më ulën rrogën? Adrien Rabiot ka një reagim tepër origjinal

Mesfushori i Juventusit Adrien Rabiot nuk e priti mirë lajmin se ai refuzon të kthehet në Itali për shkak të uljes së pagës si rrjedhojë e krizës financiare të shkaktuar nga COVID-19

Nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, futbollisti francez ka ironizuar lajmin e “La Stampa-s”.

“Kur kupton se ishte dita e fundit e …grevës”, shkroi ai, ndërsa këtë koment e shoqëroi dhe me një postim ironizues duke i krahasuar mediat me një ilaç që nuk duhet konsumuar.

“Gazeta-Televizioni, mos e përtypni”, shkruan Rabiot.

Juventusi i ka hequr Rabiot-it një pjesë nga paga vjetore në mënyrë që të mbulojë kostot e krijuara nga dëmi financiar prej ndërprerjes së kampionatit nga pandemia e koronavirusit.

Ndërsa sot, lojtari u pa në Torino, gati për të nisur përgatitjet me bardhezinjtë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey