Nuk ka marrëveshje për paga më të larta për nëpunësit e Regjistrave Amë

Sindikata e Pavarur nga Zyra e Regjistave (Librat Amë) nuk ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me Ministrinë e Drejtësisë për rritjen e pagave, tha sot pasdite përfaqësuesi sindikal Marjan Risteski, pas takimit me ministrin e Drejtësisë Nikolla Tupacevski.

“Janë të nxjerra me disa rregullime ligjore, nënligjore. Konkretisht kësaj kategorie punonjësish i sugjeruam që Zyra e Regjistrave të largohet nga Ministria e Shoqërisë së Informacionit. Pra imagjinoni, këtë kategori punonjësish që punojnë me dokumente tepër sekrete, i fusin në një grumbull me gjithë administratën, me 10 mijë punonjës të tjerë. Po të rritej paga vetëm për këta nuk mund të shkelej ligji. U sugjeruam që të gjejnë një mënyrë për ta ndarë këtë kategori nga grupi në të cilin janë të punësuar dhe të jenë të ndarë, qoftë si agjenci apo si menaxhment”, tha Risteski, përcjell INA.

Sipas Toni Milloshevski nga kjo sindikatë, është pranuar që të ketë avancim të punëtorëve, por jo harmonizim të pagave.

“Ne i njoftuam se do të vazhdojmë grevën. Ne nuk do ta lëmë në pritje. Pra vazhdojmë me grevën. Tani nesër do të shohim ato rregullore që na kanë thënë, ligjërisht çfarë nuk mundet dhe si mund të miratohen. Nesër do të kemi një takim pune me Ministrinë dhe Administratën dhe do të shohim deri ku do të shkojnë gjërat dhe a do të gjendet një rrugë ligjore që ato gjëra të tejkalohen dhe të nënshkruhet një marrëveshje kolektive për përfundimin e grevës“, tha Milloshevski.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë pas takimit njoftoi se ministri Tupacevski i ka porositur përfaqësuesit e Sindikatës që të fillojnë bisedimet për përgatitjen e marrëveshjes së re kolektive, e cila do të jetë në përputhje me Ligjin për nëpunësit administrativë.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey