Nuk ka më dyshime, Sarri le jashtë skuadrës Ronaldon

Sharing is caring!

Cristiano Ronaldo praktikisht humb ndeshjen me Atalantën në Bergamo. Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri deklaroi se ekziston vetëm 1 për qind mundësi që CR7 të jetë në gjendje për të luajtur kundër Berat Gjimshitit me shokë.

Portugezi u kthye me probleme fizike nga impenjimi me kombëtaren, për këtë arsye po ndjek një program individual stërvitor, për të lënë pas shqetësimin muskulor të javëve të fundit.

Objektivi i stafit të bardhezinjve është të jetë i gatshëm për ndeshjen e Champions-it kundër Atletico Madridit.

“Mes meje dhe tij nuk është i nevojshëm asnjë sqarim pas zëvendësimit kundër Milanit. Janë gjëra normale që ndodhin gjithmonë. Në Bergamo, me 99 për qind të mundësive nuk do të jetë.”

E sigurisht, në vijim të përgjigjes për marrëdhënien e tij me Ronaldon, Sarri sqaroi: “Edhe kur luajnë diletantët, ka gjëra të tilla në momentet e ndërrimeve. Unë vij nga vitet ‘90 dhe ose do ta kaloja kohën duke sqaruar ose do të mësohesha me raste të tilla dhe do t’i lija futbollistët të shfrynin.”

Sharing is caring!

Loading...
shares