Nuk ka më qetësi! Trump kërcënon Iranin: Kemi ushtrinë më të fuqishme në botë!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmit të bazave amerikane në Irak nga Irani. Ai kërcënoi Iranin, duke theksuar se Amerika ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

“Gjithçka është në rregull! Raketat u lëshuan nga Irani në dy baza ushtarake të vendosura në Irak. Vlerësimi i viktimave dhe dëmeve po bëhet tani… Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe të pajisur mirë kudo në botë! Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”, ka shkruar Trump në Twitter.

Një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Pentagoni, ku theksohej se Irani ka lëshuar raketa në drejtim të forcave ushtarake dhe të koalicionit amerikan në Irak. Ndërkohë, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey