Nuk ka pacientë/ Mbyllen pothuajse të gjitha repartet me Covid në Klinikën Shtetërore

Për shkak të numrit të zvogëluar të pacientëve, prej sot mbyllen të gjitha kovid qendrat në Klinikat interne dhe në Kompleksin “Nënë Tereza”, pacientët pozitiv në kovid do të pranohen vetëm në Institutin për TBC dhe në Klinikën për sëmundjet infektive.
Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar, tetë pacientë të rinj janë shtruar në spital në Qendrat kovid në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 142 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në pavijonet e sëmundjeve infektive në kryeqytet.
Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë, kishte dy pranime në Klinikat interne. Dy pacientë u pranuan në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” dhe katër u pranuan dje në Klinikën për Sëmundje Infektive.
Në 24 orët e fundit , 22 pacientë të rikuperuar janë lëshuar në shtëpi. 25 pacientë trajtohen në qendrat kovide të Klinikave interne.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 49 të infektuar, ndërsa në Klinikën për sëmundje infktive ka 67 pacientë.
Gjithsej 142 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Kovid-19 po trajtohen në pavijonet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë nga pacientët, siç tregohet nga Ministria, janë në mbështetje të oksigjenit.
Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se një total prej 237 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus po trajtohen.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey