Nuk ka termine të lira për të nxjerrë pasaportë të re, MPB Shkup sqarohet për ankesat e qytetarëve

Pothuajse si çdo verë tjetër, pritja për marrjen e pasaportave të reja po shkakton lodhje dhe revoltë tek qytetarët e Shkupit, të cilët tashmë i kanë planifikuar pushimet e tyre vjetore.

Kjo për faktin se, për të marrë pasaporta në procedurë të rregullt, termini më i afërt për fotografim është në muajin gusht.

Rastin e ka bërë mediatik për gazetën “Veçer”, një qytetar i revoltuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Para disa ditësh kam telefonuar në Departamentin e Pasaportave për të caktuar një takim për të marrë një pasaportë të re në procedurë të rregullt. Nga aty më njoftuan se data e lirë për fotografim është 10 gushti. Nëse e bëj terminin atëherë, atëherë pasaporta ime do të ishte gati në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit”, tha denoncuesi, i cili shtoi se për shkak të vonesës së pasaportës, ndoshta do të anuloj planet për pushime verore jashtë vendit.

MPB-ja nuk ka informacione për numrin e qytetarëve që kanë aplikuar për pasaportë në Shkup, por informojnë se gjatë periudhës së verës është rritur numri i kërkesave për pasaporta dhe për këtë ministria ka organizuar pranimin e kërkesave edhe ditëve të shtuna.

“Ministria e Punëve të Brendshme për t’u përballur me qytetarët organizon pritjen e kërkesave të shtunave dhe qytetarët të cilët kanë nevojë urgjente për të udhëtuar kanë mundësi të pajisen me dokument udhëtimi në procedurë urgjente. Gjithashtu theksojmë se në përputhje me Ligjin për Dokumentet e Udhëtimit, qytetarët mund të bëjnë ndërrim të rregullt të dokumentit të udhëtimit deri në një vit para skadimit të tij për të shmangur grumbullimet dhe pritjet”, deklaruan nga MPB.

Kujtojmë se procedura e marrjes së pasaportave gjatë muajve korrik dhe gusht në Shkup, vazhdimisht është përcjellur me problematika dhe revoltë të qytetarëve, të cilët ditë me radhë humbasin në pritje të nje termini të lirë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey