Nuk keni parë pamje të tilla – Mbushen rrugët me para në Kaliforni

Nuk keni parë pamje të tilla – Mbushen rrugët me para në Kaliforni (VIDEO)
Nuk keni parë pamje të tilla – Mbushen rrugët me para në Kaliforni (VIDEO)
Publikuar 18:55 20 Nëntor, 2021
Drejtuesit e automjeteve në Kaliforninë jugore janë përpjekur të marrin para, pasi çantat me të holla ranë nga një automjet i blinduar në një autostradë.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi të premten në mëngjes në Interstate 5 në Carlsbad derisa automjeti po shkonte nga San Diego në një zyrë zyrë Federale të Sigurimit të Depozitave, thanë autoritetet.

“Një nga dyert u hap dhe çantat me para ranë jashtë”, tha Curtis Martin nga Patrulla e Autostradës së Kalifornisë.

Disa thasë u hapën, duke shpërndarë kryesisht kartëmonedha 1 dhe 20 dollarë në të gjithë korsitë dhe duke e çuar autostradën në një ndalesë kaotike, tha ai.

Videoja e postuar në internet tregonte njerëzit duke qeshur dhe duke u hedhur në ajër teksa mbanin tufa me para.

Dy persona u arrestuan në vendngjarje dhe Martin tha se të tjerët që u zbuluan se kishin marrë ca nga paratë mund të përballeshin me akuza penale. Autoritetet nuk thanë menjëherë se sa para kishin humbur.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey