“Nuk kërkoi azil, zbatuam ligjin”, policia reagon për dëbimin e mësuesit gylenist

Dëbohet gylenisti i parë nga Shqipëria. Një mësues turk, mbështetës i Fethullah Gylen, kundërshtarit më të madh të Presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan është deportuar ditën e djeshme kundër dëshirës së tij.

Burime nga policia deklaruan se 42-vjeçari Harun Çelik është deportuar në Turqi pas vuajtjes së dënimit në Shqipëri për veprën penale përdorim i dokumenteve të falsifikuara.

Para 6 muajsh ai ka tentuar të kalojë nga pika e kalimit kufitar të Rinasit me dokumente kanadeze. “Për këtë veprim ai është dënuar me 5 muaj burg. Pas përfundimit të dënimit ligji shqiptar parashikon që shtetasit e huaj të deportohen në vendin e tyre”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey