“Nuk mbajten frenat”/ Jepet vendimi për dy shoferët që aksidentuan për vdekje dy kalimtarët

Gjykata ka lënë në burg dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në një aksident pak ditë më parë në Tiranë, që i mori jetën 2 kalimtarëve. Togat e zeza caktuan masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Edmond Muratin dhe Etjon Lazrin.

Nga aksidenti humbën jetën Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni dhe 72-vjeçarja Idajete Salliu.

Erion Balla dhe Hidajete Salliu po ecnin në trotuar kur u përplasën për vdekje në zonën e Porcelanit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Lavdosh Shehi, avokat i Edmond Muratit deklaron se Edmondi ka qenë i rregullt gjatë drejtimit të mjetit.

“Do ta apelojmë çështjen”, ka deklaruar Murati.

“Nuk mbajtën frenat”!

Drejtuesi i automjetit ngjyrë gri, Etjon Lazri ka pretenduar se ka tentuar të ndalojë, por në atë moment nuk i kanë mbajtur frenat.

Për këtë arsye është kërkuar dhe një kontroll i imtësishëm i kushteve teknike të dy automjeteve që u përfshinë në aksident.

Ndërsa drejtuesi i automjetit ngjyrë blu, Edmond Murati, para uniformave blu ka deklaruar se përplasja ndodhi shumë shpejt, ndërsa ka pretenduar se ka qenë në korsinë e duhur.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey