“Nuk po mundem më”, Dj Dagz kërkon largimin nga shtëpia, reagon Einxhel

Duket si ai nuk po duron më qëndrimin në shtëpi.

Dj Dagz dhe Einxhel kanë përfituar të qëndrojnë pak në privatësi pas spektaklit të mbrëmshëm live dhe teksa shijonin intimitetin së bashku, kanë biseduar.

Dagz ndihet sërish i zënë ngushtë në shtëpinë e Big Brother Vip dhe këtë ja ka shprehur partneres së tij.

“Dua të dal, nuk mundem më”, i thotë ai Einxhelit. Nga ana tjetër moderatorja e dëgjon dhe i kërkon të bëjë çdo gjë që të jetë i lumtur, për të vetëm kjo ka rëndësi.

Kujtojmë se DJ Dagz dhe DJ PM hynë së bashku në shtëpinë e Big Brother, dhe më pas u ndanë me votat e publikut që vendosën që Arbri të kthehej brenda sërish.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey