Nuk qenka Kanye! Zbulohet personi misterioz që shoqëroi Kimi në tapetin e kuq të Met Gala 2021
Kim befason sërish me pamjen e saj!
Ylli televiziv në Met Gala u shfaq e tëra e mbuluar në të zeza përfshi edhe fytyrën, ashtu siç bëri në New York disa ditë më parë.
Kësaj radhe së bashku me Kim u shfaq edhe dikush tjetër po ashtu i mbuluar dhe u pretendua se është Kanye West. Por në fakt ishte Demna Gvasalia, drejtori krijues i Balenciaga, ai që ishte në krah të yllit botëror e mbuluar e tëra në të zeza.