Nuk respektuan masat antiCOVID, gjobiten 903 qytetarë

Brenda një ditë gjobiten 903 qytetarë, nuk respektuan masat antiCOVID.

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka shqiptuar 903 gjoba për shkelësit e Ligjit për Menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 1,065 tiketa të trafikut, ndërsa për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 21 persona.

Brenda një dite kanë ndodhur 8 aksidente me të lënduar dhe 28 me dëme materiale.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey