Nuk u shiten lakrat, fermerët e Krushës së Madhe i shkatërrojnë mijëra sosh

Hasan Selmanit nga Krusha e Madhe këtë vit i ka shkuar dëm puna për kultivimin e lakrës.

Rreth 15 ari të mbjella me lakër i janë dëmtuar pasi nuk po arrin t’i shesë ato.

Me të njëjtin problem po ballafaqohet edhe fermeri Hashim Duraku, raporton KTV.

Ai thotë se pavarësisht çmimit të ulët, perimet vendore nuk po kanë përkrahjen e duhur.

Përfaqësuesi i fshatit ankohet që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë asnjëherë nuk iu përgjigj kërkesave të fermerëve.

Televizioni gjatë ditës lidhur me këtë ka pyetur Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë por nuk ka marrë përgjigje.

The post Nuk u shiten lakrat, fermerët e Krushës së Madhe i shkatërrojnë mijëra sosh appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk July 31, 2019 4:05 am ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=147980
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit