Nuredini: Është e dyshimtë se si zjarri u përhap shumë shpejt (VIDEO)

Koordinatori i spitalit Covid në Tetovë, dr.Gëzim Nuredini ka theksuar se është e dyshimtë se si zjarri në këtë spital modular natën e së mërkurës është shpërndarë me shpejtësi të madhe, edhe ate për jo më pak se 5 minuta.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një prononcim për TV24, duke shprehur doza dyshimi.

“Pasi që ndodhi zjarri, ne menjëherë u informuam dhe tërë klinika ishte para këtij spitali modular dhe gjithçka zgjati prej 3 – 5 minuta, dhe se në atë kohë janë evakuuar pacientë, por për një kohë të shkurtër tymi kaploi hapësirat. Është e dyshimitë se si zjarri u përhap shumë shpejt”, theksoi dr.Nuredini.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey