OBSH i ndau pajisje IT Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim të përforcimit të menaxhimit me vaksinat

Organizata botërore e shëndetësore (OBSH) në Maqedoni të Veriut i ndau pajisje për teknologji informatike Ministrisë së Shëndetësisë si mbështetje për digjitalizimin e procesit të imunizimit dhe përmirësimin e infrastrukturës teknike në të gjitha pikat vaksinuese në vend, si pjesë e përpjekjeve rrjedhëse për luftë kundër pandemisë së Kovid-19.

Furnizimi i pajisjes financiarisht është ndihmuar nga Gjermania.

“Pajisja të cilën e morëm sot, do të jetë me rëndësi të madhe për përshpejtimin e shpejtë dhe veprues të vaksinimit me të gjitha vaksinat, duke përfshirë edhe vaksinat kundër kovid-19, si dhe për përmirësimin e qasjes te të dhënat që shpëtojnë jetë. Imunizimi kundër kovid-19 edhe mandej kritikisht i rëndësishëm për zvogëlimin e rasteve të formës së rëndë të sëmundjes dhe vdekjes, duke përfshirë edhe sojin dominues delta të këtij virusi”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Përfaqësuesja e OBSH-së në Maqedoni të Veriut, Zhihan Tavilla, theksoi se dhënia e mbështetjes për Ministrinë e Shëndetësisë në ndërtimin e sistemit rezistent në shëndetësi është një nga prioritetet e OBSH-së në Maqedoninë e Veriut.

“Dërgimi i një pajisjeje teknike shumë të rëndësishme që ta zmadhojë kapacitetin e sistemit shëndetësor për mbledhjen rutinë të të dhënave shëndetësore në kohë reale dhe për shfrytëzimin e këtyre informacioneve për përgjigje efektive ndaj luftës së vazhdueshme me këtë pandemi dhe me çdo sëmundje tjetër që mund të parandalohet me vaksinë. Këtë mund ta arrijmë vetëm me partnerët tanë, dhe prandaj me këtë rast dëshiroj ta falënderoj Gjermaninë për kontributet e saj fleksibile për OBSH-në, sidomos në rajonin evropian të OBSH-së”, shtoi Tavilla.

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Anke Holshajn deklaro se është shumë e lumtur që Gjermania e siguroi këtë kontribut financiar për OBSH-në për përmirësim digjital të sistemit shëndetësor në Maqedoni të Veriut.

“Kjo pajisje nënkupton siguri më të madhe shëndetësore dhe do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve. Mund të themi me siguri se shpërndarja e drejtë dhe e shpejtë e vaksinave do të ndihmojë në luftën jo vetëm kundër pandemisë kovid-19”, shtoi Holshtajn.

OBSH-ja në Maqedoninë e Veriut i mbështet vazhdimisht pushtetet nacionale shëndetësore në ndërmarrjen e masave për sigurinë shëndetësore, sidomos gjatë krizës aktuale me kovid-19.

“Mbështetja e OBSH-së është me rëndësi të jashtëzakonshme për: krijim të rrjetit për mbledhje të informacioneve dhe për përgjigje në gjendje të jashtëzakonshme nga sistemi i shëndetit publik, që hyjnë edhe në laboratorë; përgatitje dhe zbatim të planit nacional për vaksinim kundër kovid-19; krijim të të dhënave të bazuara në dëshmi për përforcim të intervenimeve; furnizim me pajisje për menaxhim me vaksina dhe mbajtjen e zinxhirit të ftohtë, si dhe trajnim i vazhdueshëm për punonjësit shëndetësorë dhe vaksinuesit; kontribut në përpjekjet e përgjithshme rutinë në pjesën e imunizimit në nivel nacional”, thuhet në kumtesën e nga OBSH.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey