OBSH: Shtohen rastet me hepatit akut te fëmijët

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se janë identifikuar 169 raste me hepatit akut te fëmijët e moshës nga 1 muajsh deri në 16 vjeç. Hepatiti akut, tashmë ka prekur 11 shtete në të gjithë botën, shkruan CNN.

Sipas OBSH-së, një fëmijë i prekur nga kjo sëmundje humbi jetën, ndërsa 17 të tjerë kanë kërkuar transplantin e mëlçisë.

Adenovirusi është një hipotezë e mundshme, por vijojnë hetimet për të gjetur shkakun e kësaj sëmundjeje.

Shumica e rasteve të raportuara tregojnë se fëmijët nuk kishin ethe dhe viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin akut viral, si viruset e hepatitit A, B, C, D dhe E, nuk janë zbuluar në asnjë nga këto raste.

Shumica e rasteve janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, 114. Sipas OBSH-së, ka pasur 13 raste në Spanjë, 12 në Izrael, nëntë në Shtetet e Bashkuara dhe një numër më i vogël rastesh të konfirmuara në Danimarkë, Irlandë, Holandë, Itali, Norvegji, Francë, Rumani dhe Belgjikë.

Hepatiti është inflamacion i mëlçisë, një organ jetik që përpunon lëndët ushqyese, filtron gjakun dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey