Oda Turistike e Maqedonisë: Pushimet verore këtë vit janë deri në 20 për qind më të shtrenjta

Pushimet verore këtë vit janë 10 deri në 20 për qind më të shtrenjta se vitin e kaluar.

Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve ka rritur gjithashtu çmimet e hoteleve, avio biletave dhe transportin e autobusëve.

Nga Agjencitë turistike thanë për Alsat se qytetarët janë të interesuar të udhëtojnë këtë vit, pas dy vitesh kufizime dhe masash për shkak të pandemisë dhe rritjes së çmimeve, tani për tani nuk ndërrojnë mendje që të shtyjnë rezervimet për pushime vjetore.

“Çmimet janë rritur, kjo është fakt, tani sidomos me shtrenjtimin e derivateve është shtrenjtuar edhe transporti, por që këto nuk janë të mëdha. Nëse flasim për destinacionet e afërta, si për Greqinë, transporti me autobus rritet për 5 deri në 10 euro. Avio biletat kanë rritje për destinacione, si avio aranzhmane po ashtu janë shtrenjtuar. P.sh., një rezervim për një familje për 6 ose 7 netë, çmimet mund të rriten për një aranzhman të tërë për rreth 100 euro. Normal, që edhe hotelet janë shtrenjtuar, sipas kostove”, tha Ana Marija Aleksova nga Oda Turistike.

Agjencitë turistike shpresojnë që këtë vit të mos kenë numër të madh aranzhmanesh të anuluara.

Megjithatë, pasiguria e luftës në Ukrainë dhe rritja e çmimeve në afat të gjatë mund të ketë ndikim negativ në fund të sezonit.

Edhe këtë vit shumica e qytetarëve zgjedhin Turqinë dhe Greqinë, si destinacione të pushimeve verore, si dhe Egjiptin dhe Tunizinë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey