Oficerët serbë që janë mbi 50 vite në Maqedoni janë më të zëshmit kundër Marrëveshjes me Bullgarinë, ja kush thotë

Gazetari i njohur maqedonas, Vasko Eftov në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5 ka theksuar se më të zëshmit kundër marrëveshjes me Bullgarinë janë oficerë serbë që jetojnë në Maqedoni më shumë se 50 vjet dhe këtu kanë krijuar familjet dhe rrjetet e tyre, përcjell INA.

“Këtu kemi oficerë të JNA që tashmë janë më shumë se 50 vite, janë martuar, kanë formuar familje, flasin e veprojnë serbisht, por janë më të zëshmit kundër marrëveshjes me bullgarët, gjoja se bullgarët do të na asimilojnë dhe nuk e njohin gjuhën maqedonase”, ka theksuar Eftov.

Sipas tij, slogani “jo me cdo cmim në BE dhe NATO” është vetëm alibi, sepse po të pyesni se me cilin cmim jeni të gatshëm ta paguani, ata nuk kanë përgjigje.

Eftov thekson se nëse LSDM dhe Kovacevski hyjnë në pazare me Mickoski dhe VMRO-në, kushtet e para për të votuar ndryshimet kushtetuese janë proceset gjyqësore ndaj kësaj partied he njerëzve të saj. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey