Open Ballkan dhe Barrikadat

Muhamer Pajaziti

Serbia në rolin e e dyfishtë të “engjëllit dhe të djallit”

Dyfytyrësia politike apo e kuteve të dyfishta po mbetet një vazhdimësi e konsumuar nga politikat serbe, që tradicionalisht po ecën mbi bazën e manipulimit, falsifikimit dhe djallëzimit.

Standardet e dyfishta të ndjekura me skenarë diplomatike dhe në terren, janë pjesë e politikës aktuale në Beograd.

Kjo politikë e ndërthurur mirë, e vendos Serbinë në rolin e dyfishtë të “engjëllit dhe të djallit”.

Beogradi para dhjetë viteve pati nisur me promovimin e idesë së mini-shengenit në rajonin e Ballkanit, përmes ministrit të brendshëm dhe ish-pasardhësit të Millosheviçit, Ivica Daçiç.

Kjo ide e pasardhësit të Millosheviqit ishte e kopjuar dhe nuk gjeti mbështetjen.

Por, shoku i tij, Aleksandar Vuçiq e riktheu sërish, duke e kamufluar me një emër të ri “Open Ballkan” .

Qëllimin e tij për tu shfaqur gjoja si engjull që lufton për paqen në rajon çuditërisht e ndihmuan Rama edhe Zaevi.

Por, ç`po ndodhë në anën tjetër, ku del në pah ajo Serbia e vjetër. Synimet e saj integruese po shfaqen në një fotografi tjetër të dhunës, ekspansionizmit dhe djallëzimit në veriun e Kosovës. Barrikadat serbe në Evropë shihen si dezintegrim dhe BE tashmë është shfaqur e qartë se qasja ndryshe ndaj Kosovës është pikë kyçe që zhbllokon rrugëtimin serb drejt Brukselit.

Balancimi i integrimit me planin dezintegrues dhe destabilizues të Serbisë kësaj radhe ishte një politikë e dështimit. Por, Serbia vazhdon fushatën diplomatike dhe duhet të ketë një dozë vrojtimi më të theksuar për të dekoduar çdo hap të ndërmarrë në relacionet me BE-në.

Dezintegrimi i shfaqur rajonal serb është pjesë e një lojaliteti dhe partneriteti të pjesshëm të saj me vendet e rajonit, ku gati se me gjitha shtetet janë kontestet e hapura.

Në këtë drejtim Maqedonia duket si aleatja e vjetër që i shërben gjithmonë djallëzimit politik dhe ekspansionit serb. Aleancat midis këtyre dy vendeve janë syzgjuar, edhe pse para shumë kohë pati një inat nga Beogradi për shkak të njohjes së Kosovës.

Në këtë drejtim, kryeministri Rama nuk duhet ta bëjë këtë gabim, duke shkelur të dërrasë të kalbur…

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey