‘Open Brothers’ në ‘Open Balkans’

Daut Dauti

Nuk do të duhej të kishim asgjë kundër ‘Open Balkans’ pasi që një ditë aspirojmë që të gjithë të jemi së bashku në Union Evropian.

Megjithatë, në rrethanat e sotme kur Serbia, jo vetëm që nuk e njeh Kosovën dhe që e konsideron territor të saj, por ajo edhe e pengon procesin e zhvillimit të saj në arenën ndërkombëtare e deri te kërcënimi me invasion ushtarak.

Kur udhëheqësit politikë shqiptarë të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë e inkurajojnë këtë proces, ata njëkohësisht i ndihmojnë Serbisë në rehabilitimin e krimeve në Kosovë dhe në faktorizimin e saj në botë.

Këta udhëheqës nuk e kanë dert që Beogradi vazhdon t’i poshtëroj shqiptarët nga do që janë. Kjo është më shumë se budallaki e këtyre udhëheqësve shqiptarë. Kjo është me ia ba argatin Serbisë kundër vetvetes.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey