Opozita do të iniciojë mocion votëbesimi ndaj Qeverisë së Zaevit

VMRO-DPMNE-ja do të iniciojë mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Megjithatë lideri i opozitës Hristijan Mickoski thotë se pas këtij veprimi duhet menduar hapat e ardhshëm. Mickoski i cili deri tani paralajmëronte shumicë të re parlamentare, tani kërkon Qeveri ekspertësh deri në tetor dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, përcjell Alsat-M.

“Po, në kuadër të Kuvendit planifikojmë nismë për votëbesimin e Qeverisë, por duhet të kemi kujdes për hapin e dytë dhe të tretë. Nuk është kjo lojë 100 metra, kjo është një lojë e kthyer në horor i cili duhet shkatërruar. Nuk do të shpejtojmë me hapa para kohe për të arritur te qëllimi. Kini durim’” deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Opozita shqiptare hedh poshtë pretendimet e kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami se dy deputetë nga koalicioni ASH-AAA do t’i bashkohen shumicës. Nëse mund të kenë kaluar dy deputetë kjo i bie se kanë ikur dy kryetarët tanë, sepse ne të gjithë konfirmojmë se nuk kemi pazare me askënd. Realisht për subjektin që ju e përmendni nuk ia vlen të merremi me matematikat e tyre’ pohoi Skender Rexhepi, Deputet i AAA-së.

Grupit parlamentar të shumicës do t’i shkëputet edhe deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. Përcaktimi im është të veproj i pavarur si deputet. Kjo na mundëson të shfrytëzojmë më shumë të drejta nga Rregullorja dhe qasje më serioze. Por dua të theksoj se kjo nuk nënkupton që unë largohem nga shumica parlamentare’ tha Pavle Trajanov, Deputet LD-së. Në rast se shumica parlamentare pajtohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, vendi do të duhej të drejtohej nga Qeveria teknike nga gjysma e dytë e muajit qershor, ndërsa zgjedhjet lokale jo zyrtarisht duhet të mbahen më 3 tetor./Alsat-M

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey