Opozita e quan “piun të Zaevit”, por ja si përgjigjë lideri i ri i LSDM-së

Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka vazhduar të sqarohet për pozicionin e tij si kreu i ri i kësaj partie dhe a është i ndikuar nga dikush, përcjell INA.

“Kohët e fundit nuk kam pasur asnjë bisedë me ish-presidentin Branko Cërvenkovski. Të gjitha bisedat i kam bërë vetëm me kryesinë e re. Kam 30 vite në parti dhe kam pasur bashkëpunim dhe përvojë të shkëlqyer me të gjithë, theksoi Kovaçevski për TV Sitel.

Kovaçevski bën të ditur se i ka parë akuzat e opozitës, duke e krahasuar atë “si piun i Zaevit”.

“Unë kam qenë shënjestër e sulmeve që në ditën e parë. Megjithatë dua të theksoj se ekipi që zgjodhëm dje është krijuar tërësisht nga unë. Unë jam një person me integritetin dhe vizionin tim. Sa i përket kabinetit qeveritar, nuk e kam mbledhur ende. Nga nesër do të kem bisedime, pas së cilave do ta bëj zgjedhjen”, tha Kovaçevski.

Për takimet e para me liderët e vendeve tjera, Kovaçevski tha se mezi pret që kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov të vizitojë Maqedoninë.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey