Opsioni i fundit i opozitës shqiptare në Maqedoni

Naser Pajaziti

Ndodhi si ndodhi me këtë opozitën tonë që vështirë bashkohet e lehtësisht divorcohet, megjithatë populli që do ndryshimin dhe që është në numër të madh kërkon veprim për t’ia flakë zhgënjimin.

Opozita ka opsionin e fundit që të dal në rrugë, sepse bërja e opozitës me finesat e stërvjetëruara dhe komoditeti nëpër zyra dhe kafene nuk ta jep fuqinë, por vetëm të vogëlson dhe fut në gjumin dimëror.

Populli është i mençur. Ai do me ndje dhe me fitu guxim, besim dhe vullnet për ndryshim. Opozita duhet t’ia jap këtë.

Nuk e di çka duhet me ndodhë e që me u zgju në aksion, me ngrit zërin fuqishëm.

O ndrrone qasjen, rrugën, ekipet, o mos maltretoni popullin!

Keni bërë gabime, pranoni, rikuperoni!

Pastaj mos fajësoni!

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey