Ora policore në Maqedoni do të vazhdoj deri më 6 prill

Në Maqedoninë e Veriut edhe zyrtarisht ora policore është vazhduar edhe për dy javë, gjegjësisht deri më 6 prill.

Ky vendim është miratuar nga Qeveria, si propozim i bërë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

“Për momentin nuk ka paralajmërime se do të vendosen masa të reja.

Ora e re policore do të vlejë të paktën deri më 06 prill, ndërsa më pas do të vendoset nëse do të vazhdojë edhe më tej”, njoftuan nga Qeveria.

Por nga ana tjetër ministri i shëndetësisë nuk ka përjashtuar mundësinë për masa të reja.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey