Ora policore: Policia e Kosovës kontrolla antiCOVID-19 anembanë vendit

Masat

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë prezentë në të gjitha rajonet e vendit tonë si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë me koronavirus.

Masat e fundit qeveritare parashohin ndalimin e qarkullimit për qytetarët dhe mbylljen e aktiviteteve të gastronomisë në të gjithë vendin prej orës 22:30 deri në 5:00, me përjashtim të rasteve emergjente.

Realizimi i planeve operacionale policore në interes të sigurisë së përgjithshme, parandalimit të krimit dhe zbatimi i masave antiCOVID-19 vazhdojnë të mbeten prioritet, thotë Policia e Kosovës, e cila falënderon qytetarët për bashkëpunimin e treguar dhe apelon për respektim të masave antiCOVID-19.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey