Organizatat joqeveritare kundër organizimit të “Sunny Hill Festival” në Gërmi

Sharing is caring!

Disa organizata të shoqërisë civile, kanë dalur kundër edicionit të dytë të festivalit “Sunny Hill Festival” që do të mbahet per tri ditë rresht, nga 2 deri më 4 gusht në Parkun e Gërmisë në kryeqytet.

Në një deklaratë të përbashkët, të publikuar nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, organizata të ndryshme bëjnë thirrje për ndalimin e këtij festivali, në mënyrë që të mbrohen kafshët, shpezët dhe natyra.

Festivali më i madh i muzikës në vend, sipas këtyre organizatave do të shkaktojë pasoja të mëdha në natyrë dhe në jetesën normale të kafshëve dhe shpezëve në atë zonë, shkruan Insajderi.

“Festivali i muzikës “Sunny Hill Festival”, këtë vit orgzanizon edicionin e dytë me performanca muzikore të zhurmshme për tre ditë rresht (2-4 gusht) në Parkun e Gërmisë, peisazh i mbrojtur natyror. Formati dhe përmasat e festivalit janë mjaft të mëdha, andaj edhe konsiderohet si njëri nga festivalet më të mëdha në Kosovë. Kjo automatikisht i bie që ndotja e ambientit që do të ndodhë përmes zhurmës dhe mënyrave tjera siç i dimë të gjithë (hedhja e cigareve, shisheve, plastikes, feçeve, urinës së njerëzve, etj.) që do të shkaktojnë pasoja të mëdha në natyrë dhe në jetesën normale të kafshëve dhe shpezëve në atë zonë”, thuhet në deklaratë.

Duke rikujtuar që Parku i Gërmisë konsiderohet zonë e mbrojtur me ligj, këto organizata kanë theksuar se janë kundër kësaj ngjarjeje fitimprurëse.

“Diversiteti i faunës së egër jep shpresë për një të ardhme të shëndetshme, për një ambient të pastër ku ne dhe gjeneratat pas nesh do të mund të jetojnë në mirëqenie të plotë; kurse ne po e shkatërrojmë atë pa asnjë fije ndërgjegje, vetëm që të organizohet një ngjarje fitimprurëse e cila nuk ka pasur asnjëherë konsideratë për dëmet që po shkakton dhe ka shkaktuar që sa vite me radhë”, thuhet më tej në deklaratë.

Madje, ata janë edhe kundër organizimit të këtij festivali në Bërnicë, vendin ku është paraparë të zhvillohet kjo ngjarje vitin e ardhshëm.

Këto organizata kërkojnë nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të mos lejojë organizime të tilla dhe t’i anulojë festivalet e këtyre përmasave në zona të mbrojtura natyrore, siç parashihen me dispozitat ligjore.

Kërkesë tjetër e tyre është që organizatorët e “Synny Hill Festival” të zotohen në përmirësimin e mirëmbajtjes së Parkut të Gërmisë dhe ta zvogëlojnë volumin e zhurmës këtë edicion, në mënyrë që dëmet të jenë sa më minimale.

Organizatat e shoqërisë civile që e përkrahin këtë iniciativë deri më tani janë: Kosova Women’s Network, Let’s Do It Kosova, Cel Kosovo, Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Deçan, CRPK (Programi për të Drejtat Civile në Kosovë), Organizata Kulturore “Varg e Vi”, Balkan Sunflowers Kosova dhe EcoZ. Ndërkaq pritet që edhe organizata tjera joqeveritare ta mbështesin këtë iniciativë. /Insajderi.com

Deklaratë e përbashkët publikeThirrje për mbrojtjen e natyrës, florër dhe faunës në Parkun e Gërmisë, peisazh i…

Gepostet von Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve am Dienstag, 30. Juli 2019

The post Organizatat joqeveritare kundër organizimit të “Sunny Hill Festival” në Gërmi appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares