Organizoi dasmë me 110 mysafirë, arrestohet 35-vjeçari nga Tetova

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë e ka arrestuar dhe ka parashtruar padi penale ndaj pronarit të restorantit, 35-vjeçarit K.K. nga Tetova, pasi ka organizuar dasmë me 110 mysafirë.

35-vjeçari ka kryer vepër penale – “mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

“Më 04.03.2021, nëpunësit policor kanë kryer kontroll në objektin hotelerik ku kanë gjetur 110 persona të cilët kishin qenë duke u argëtuar në dasmë familjare”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transemton TV21.

Restoranti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërkaq pronari është arrestuar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey