Osmani alarmon: Numri i qytetarëve me pikëpamje pro-ruse është shumë i madh në Maqedoni

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka njoftuar sonte në “Click Plus” në TV21 se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk do të niset për në Kiev së bashku me kryeministrat e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ate shqiptar Edi Rama, për shkak të pjesëmarrjes në Forumin e Dialogut të Prespës.

“Është shumë e rëndësishme që kryeministri të jetë këtu gjatë forumit. Vijnë shumë të ftuar nga Evropa dhe bota, ne jemi organizatorë të këtij eventi, do të jenë të gjithë liderët rajonalë. Kryeministri Kovaçevski si mikpritës është shumë e rëndësishme që të jetë këtu gjatë forumit”, tha Osmani.

Sipas tij, “sondazhet e fundit të opinionit në vend në lidhje me agresionin rus në Ukrainë janë zhgënjyese”.

“Numri i qytetarëve që kanë pikëpamje pro-ruse është zhgënjyes. Rritja e euroskepticizmit është gjithashtu zhgënjyese dhe mendoj se një pjesë e madhe e kësaj është për shkak të zhgënjimit të mosfillimit të negociatave me BE-në. Kjo po ndodh edhe për shkak të ndikimeve të jashtme, dhe për shembull është Partia e Majtë e cila ka pikëpamje të hapura pro-ruse, një parti, përfaqësuesit e së cilës ishin të pranishëm edhe në paradën e Putinit”, tha Osmani në emisionin “Click Plus”.

Osmani tha se ende nuk kemi marrëveshje me Bullgarinë, as të shkruar e as gojore. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey