Osmani: Diplomacia nuk është garë në 100 metra, por është maratonë!

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një dalje për media komentoi edhe zhvillimet e fundit në procesin për gjetjen e një zgjidhjeje me Bullgarinë për të hapur rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton TV21. Osmani tha se sukseset diplomatike nuk janë garë në 100 metra, por janë maratonë.

“Diplomacia dhe sukseset diplomatike nuk janë garë në 100 metra, janë maratonë. Në të cilën suksesshëm dali ata të cilët i dinë si t’i mbrojnë pozicionet e tyre. Dijnë si të jenë durimtarë dhe dijnë se ku duan të arrijnë. Unë mendoj se ne nuk kemi dilema se ku duam të arrijmë. Qellimi jonë është i pa alternativë se ne duhet të gjejmë zgjidhje për t’i tejkaluar të gjitha pengesat në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Nuk dua të arsyetoj as hezitimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor i cili nuk është i pëlqyeshëm dhe i cili po rrënon kredibilitetin e BE-së në rajon. Ky është proces kompleks. Unë dua të marrë një shembull, Spanja ka pritur 24 vjet nga data e aplikimit deri në datën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Britania e Madhe që tani nuk është në BE ka pritur 11 vjet me disa veto me radhë nga Franca atë kohë për anëtarësim në BE. Qëllimi është aq i madh sa sa që arsyeton pritjen, durimin, përkushtimin tonë për tu bërë pjesë e BE-së, sepse ne nuk kemi alternativë tjetër”, tha mes tjerash Osmani.

Osmani shton se bisedimet me Bullgarinë do të vazhdojnë për t’i tejkaluar dallimet.

“Do të vazhdojmë të bisedojmë me Bullgarinë për t’i tejkaluar dallimet në kuadër të pozicioneve tona të cilat i kemi paraqitur para opinionit disa herë me radhë. Ne kemi kontakte të vazhdueshme në mes të dy ministrive në takimin e fundit që kemi pasur këtu në Shkup që doli si rrjedhojë e takimit tim me ministrin e Jashtëm bullgar, ka pasur një progres i cili ka krijuar një shpresë se mund të ketë një thyerje deri në fund të vitit dhe t’i tejkalojmë të gjitha dallimet dhe të filloj konferenca e parë ndërqeveritare./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey