Osmani e Kurti pajtohen për bashkërendim të forcave për sigurimin e vaksinave COVID

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takimin e parë koordinues ndërinstitucional kryeministrin Albin Kurti me një pjesët të ministrave të kabinetit qeveritar.

Siç bëhet e ditur për media, Osmani ka diskutuar me kryeministrin Kurti nevojën e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes si dhe çështjes prioritare të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u dakorduan se përpjekjet e përbashkëta, si dhe adresimi i koordinuar i këtyre temave, do të sjellë rezultate më konkrete. Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u pajtuan për bashkërendim të rregullt institucional mes institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëta që lidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe sigurinë kombëtare. Ata po ashtu shprehën gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet për adresimin e nevojave të menjëhershme të qytetarëve që lidhen me pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.

Në takim ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey