Osmani ‘godet ashpër’ Serbinë dhe Kremlinin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë amerikane.

Osmani theksoi se derisa Kosova dhe vendet e rajonit po e bëjnë këtë, Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit duke bërë stërvitje ushtarake me ushtrinë ruse.

“Derisa Kosova dhe vendet e tjera në rajon po marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me ushtrinë e SHBA-ve (Defender21), Serbia po forcon ndikimin e Kremlinit dhe po destabilizon rajonin duke organizuar një stërvitje të përbashkët me ushtrinë ruse”, shkroi Osmani, transmeton lajmi.net.

Duhet theksuar se ka më shumë se një javë prej kur Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillon operacione në kuadër të ushtrimit me amerikanët, i njohur si ‘Defender Europe 21’. Janë 339 pjesëtarë të Forcës të përfshirë në këtë stërvitje që në Kosova ka filluar më 17 maj.

Ushtrimi më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili këtë vit e ka përfshirë edhe shtetin e Kosovës, do të ketë ditën kryesore më 28 maj derisa më 3 qershor do të përfundojë ridislokimi i pjesëtarëve të Forcës nëpër kazermat e përhershme në Kosovë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey