Osmani: Maqedonia është në konsultim me NATO-n për raketat në Poloni

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë mbrëmë se është i shqetësuar për sulmin raketor në territorin e Polonisë.

Ai në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me Poloninë, si dhe ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Të shqetësuar nga sulmet e fundit të raketave që kalojnë në territorin e Polonisë. Mbështetje dhe solidaritet të plotë me partnerin tonë të ngushtë Poloninë, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave. Jemi duke u konsultuar me aleatët tanë në NATO dhe e ndjekim nga afër situatën”, ka shkruar Osmani.

closevolume_off
Ndryshe, shpërthimi i së martës në një fshat polak, pranë kufirit me Ukrainën, ndodhi pasi Rusia nisi një valë sulmesh raketore kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha se raketat ranë në Përzevodov – rreth 6 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Rusia mohoi se është përgjegjëse për shpërthimin, ndonëse zyrtarët polakë thanë se rak..

Rusia mohoi se është përgjegjëse për shpërthimin, ndonëse zyrtarët polakë thanë se raketat ishin prodhim rus.

Polonia është vend anëtar i NATO-s dhe sulmi rus në territorin e saj do të rrezikonte zgjerimin e konfliktit përtej Ukrainës, pasi NATO-ja është e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive.

Loading...