Osmani: Marrëveshja e Ohrit, e Prespë dhe me Bullgarinë, model për zgjidhjen e problemeve në Ballkan

Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës e nënshkruar me Greqinë dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë e nënshkruar me Bullgarinë, janë model suksesi për zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në paraqitjen para media në Forumin e Prespës për Dialog që u mbajt në Shkup.

“Sot jo që i shpalosëm këto përfitime si suksese tona autentike, por edhe i vendosëm në tavolinë si bazë të zbatimit të mëtejmë si model i suksesit, për tejkalimin e dallimeve, sfidave që janë ende aktuale në Ballkan”, tha Osmani, transmeton TV21.

Ka sqaruar, se qëllimi i Forumit të Prespës për Dialog është të që të njihet esenca e këtyre tre marrëveshjeve, të cilat siç tha Osmani, gëzojnë legjitimitet si brenda dhe jashtë vendit. “Në thelbin e Forumit të Prespës për dialog, është esenca e tri marrëveshjeve tona, sipas të cilave Maqedonia e Veriut njihet si shembull unik në rajonin më të gjerë. Ato janë, Marrëveshja kornizë e Ohrit, Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë si dhe Marrëveshja për partneritet strategjik me Greqinë e njohur si Marrëveshja e Prespës. Tri marrëveshjet, gëzojnë legjitimitet të fuqishëm brenda vendit dhe ndërkombëtarisht, dhe janë në përgjithësi të pranuara si në vend, ashtu edhe te miqtë tanë ndërkombëtar”, sqaroi më tej Osmani.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey