Osmani me republikanin Tillis, bisedon për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington D.C është takuar me senatorin republikan, Thom Tillis. Bashkë, ata diskutuan për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon. “Jemi në Ëashington D.C për takime në Senat e në Dhomën e


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington D.C është takuar me senatorin republikan, Thom Tillis.
Bashkë, ata diskutuan për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon.
“Jemi në Ëashington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, para se të vazhdojmë për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’. Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perendimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.
Ajo shton se paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim, ndërsa thotë se SHBA-ja ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë.