Osmani: Në Abu Dabi kam folur për Kodrën e Diellit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka qëndruar në Komunën e Tetovës, ku në zonën ekonomike ka realizuar takime me këshilltarët ekonomikë, ku qëllimi është që të njëjtit të prezantojnë të mirat që i jep rajoni i Tetovës jashtë vendit.

“Kam biseduar me sipërmarrësit e këtij rajoni dhe cilat janë pritshmëritë e tyre prej nesh. Unë kam vendosur këshilltarët ekonomikë të jenë në dispozicion të tyre, për të promovuar veprimtarinë e tyre jashtë vendit”, tha Osmani.

Duke sqaruar punën e këshilltarëve ekonomikë në kuadër të MPJ-së dhe qëllimin e karvanit që filloi sot në komunat e vendit nga Osmani dhe këshilltarët ekonomikë, ai ka njoftuar se në Abu Dabi ka folur për Kodrën e Diellit dhe të mirat që i jep kjo qendër turistike dhe si vend malor.

“Në Abu Dabi kam folur shumë për Kodrën e Diellit, pasi atje kam parë interesim për këtë pjesë. E kam paraqitur në dy pikëpamje, si projekt i Kodrës së Diellit si mundësi për të investuar jo vetëm për qendër turistike dimërore, por edhe ato verore.

E kam paraqitur edhe si projekt malor i përbashkët me Kosovën”, tha Osmani, transmeton TV21.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey