Osmani: Në gjysmën e dytë të janarit komunikim zyrtar me Parisin për hapat e mëtutjeshëm drejt BE-së

Në gjysmën e dytë të janarit, pas formimit të Qeverisë në Maqedoni të Veriut, do të vendoset komunikimi me Francën, si kryesuese aktuale me Bashkimin Evropian në drejtim të mundësive të cilat do t’i kishte vendi gjatë kryesimit francez për zhbllokim të procesit të eurointegrimeve.

Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar osmani, i cili, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ka vendosur kontakt me Parisi zyrtar lidhur me hapat e mëtejmë për mundësinë e fillimit të negociatave, theksoi se ai komunikim tashmë ekziston, por në gjysmën e dytë të janarit do të konkretizohet, tani pasi që Franca e mori kryesimin me Unionin.

“Lidhur me Francën, unë tashmë kam komunikim të vendosur dhe kërkesë për vizitë dhe takim me autoritetet më të larta franceze. Fillimisht u dakordua që ai takim të realizohet këtyre ditëve, megjithatë vendosëm se ai takim duhet të realizohet pas formimit të qeverisë së re këtu tek ne, përkatësisht në gjysmën e dytë zë janarit, kur do të duhet zyrtarisht të vendoset ai komunikim, i cili ndërkohë ekziston edhe tani, megjithatë, që të konfirmohen planet dhe pozitat franceze lidhur me angazhimin e tyre në këtë proces”, theksoi Osmani.

Franca prej 1 janarit e mori kryesimin me Unionin dhe edhe pse zgjerimi nuk përmendet konkretisht, megjithatë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, njohësit nuk përjashtojnë përparim në proces, posaçërisht për shkak se tashmë përmendej edhe nisma franceze për zgjidhje të kontestit mes Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë dhe heqjes së vetos bullgare.

Prioritetet e Francës u prezantuan para më pak se një muaji nga ana e presidentit francez, Emanuel Makron, në konferencën për shtyp në Paris.

“Nuk do të mund të ndërtojmë Evropë të paqes në 50 vitet në vijim nëse e lëmë Ballkanin Perëndimor siç është sot”, deklaroi Makroni më 9 dhjetor dhe theksoi se në qershor do të organizojë Konferencë për rajonin.

Ambasadori francez në vend, Siril Bomgartner, ndërkaq në intervistë për “360 shkallë” muajin e kaluar deklaroi se mund të pritet që Makroni të ndërmarrë hapa për lehtësim të dialogut mes Sofjes dhe Shkupit, përkatësisht nismë për lëvizje të punëve.

Ai atëherë nuk tha konkretisht se për çfarë hapa bëhet fjalë, por potencoi se fillimi i negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut është diçka që e dëshirojnë të gjithë.

“Mendoj se kërkesa juaj e ardhshme do të jetë – për çka punohet më saktësisht në të vërtetë, por unë do të mbetem diskret, sepse më me rëndësi është të jemi efikas, të kemi aktivitete që do të mundësojnë zhbllokim të procesit dhe të arrihet ai rezultat, të cilin sot e dëshirojnë të gjithë, ndërkaq ajo është zgjidhja e situatës sa më parë në mënyrë që të fillohen negociatat për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se nuk ndodhemi në fazë të komunikimit publik, por në fazë të mobilizimit, ndërkaq që të rriten gjasat për sukses, ndonjëherë duhet të jemi mjaft diskret, sepse më me rëndësi është të jemi bindës dhe të kemi qasje racionale e cila në fund do të na e sjellë rezultatin e dëshiruar”, tha Bomgartner, i cili shtoi se qëllimi është negociatat me Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Duke përkujtuar se në Francë do të ketë zgjedhje presidenciale në prill, zgjedhje parlamentare në fillim të qershorit, përmendi se mundësitë e Parisit për të vepruar gjatë zgjedhjeve do të jenë të kufizuara, sepse “dp të gjendemi në periudhë në të cilën duhet të jemi të rezervuar”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey