Osmani nesër në Varshavë në takim me Zbigniew Rau

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër udhëton për vizitë punë në Republikën e Polonisë, ku do të takohet me nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau. Në kuadër të vizitës së punës në Varshavë, Osmani do të realizojë takim të posaçëm edhe me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Çështje të BE-së në Senatin polak, Bogdan Klih.

Në fokus të bisedimeve në takime do të jetë agjenda evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe mbështetja e Polonisë në këtë drejtim. Gjatë periudhës së takimeve pritet të bisedohet edhe për raportet bilaterale në kuadër të OSBE-së, ndërsa theks i veçantë do të vendoset në dinamizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey